Ndërlidhjet

Kroacia nis fushatën për referendumin për BE-në


Kryeministrja e Kroacisë, Vesna Pushiq, iu bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, përmes referendumit që mbahet në këtë muaj, dukw filluar kështu edhe zyrtarisht fushatën.

“Vendimi nëse Kroacia i përket politikisht Evropës, siç i përket gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, merret në referendum”, ka thënë Pushiq.

Në kuadër të fushatës janë shtypur rreth dy milionë broshura mbi BE-në, që do të shpërndahen shtëpi për shtëpi, ndërsa do të hapet edhe një linjë telefonike për infomacione të qytetarëve.

Ish republika jugosllave, e pavarur që nga vitit 1991, ka nënshkruar traktatin e anëtarësimit në dhjetor. Lëvizja shtroi rrugën për t’iu bashkuar bllokut më 1 korrik të 2013-ës.
XS
SM
MD
LG