Ndërlidhjet

Varroset Kiro Gligorov


Arkitekti i pavarësisë së Maqedonisë, Kiro Gligorov, që vdiq në fundjavë në moshën 94 vjeçare, është varrosur sot në një ceremoni private, duke respektuar dëshirën e tij, që të mos mbahet funeral shtetëror.

Një ceremoni modeste është mbajur në Alenë e Kolosëve në varrezat e Shkupit, në të cilën morën pjesë rreth 100 njerëz, shumica nga ta familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë edhe presidentin Gjorgje Ivanov.

Duke i respektuar dëshirën e tij të fundit, familja refuzoi iniciativën e qeverisë për të organizuar funeral shtetëror dhe ushtarak për presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Nuk është mbajtur as ndonjë shërbim fetar sikurse që nuk ka pasur as fjalime lamtumirëse.
XS
SM
MD
LG