Ndërlidhjet

Pentagoni nuk druhet nga kërcënimet e Iranit


Pentagoni tha se do të vazhdojë të dërgojë aeroplanmbajtëset amerikane në Gjirin Persik, pavarësisht kërcënimeve të ushtrisë së Iranit se do të ndërmarrë aksione.

Zëdhënësi i Pentagonit, Gjorgj Litëll, tha se “zbarkimi i aseteve ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik do të vazhdojë, ashtu siç është bërë për dekada të tëra”.

Në deklaratën e tij thuhet se këto zbarkime të aeroplanmbajtësve janë të domosdoshme për të ruajtur vazhdimësinë dhe mbështetjen operacionale për misionet”.

Komentet bëhen pasi që kreu i forcave të armatosura të Iranit tha se një aeroplanmbajtëse amerikane e zbarkuar në Lidnjen e Mesme nuk duhet të kthehet në Gji.

Ataollah Salehi është cituar nga disa agjenci iraniane të lajmeve të ketë thënë se Irani do të ndërmarrë akione, po që se kthehet aeroplanmbajtësja dhe se nuk do të përsëriten paralajmërimet.
XS
SM
MD
LG