Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës, vriten 7 afganë


Policia afgane tha se nga sulmi i dytë vdekjeprurës i sotëm kanë vdekur të paktën 7 njerëz dhe janë plagosur disa të tjerë në Kandahar.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, citon shefin e policisë së proivincës, gjeneralin Abdul Razik, të ketë thënë se në mesin e të vdekurve janë edhe 4 civilë dhe 3 zyrtarë policorë.

Më herët, zyrtarët afganë thanë se nga një sulmues vetëvrasës me motoçikletë janë vrarë katër civilë dhe një polic, në afërsi të një postblloku në Kandahar.

Rreth 16 të tjerë janë plagosur në të njëjtin sulm.
XS
SM
MD
LG