Ndërlidhjet

Italia në krizë, deputetët marrin paga të majme


Deputetët italianë marrin pagë mujore prej 11 mijë eurove, që është shumë më e lartë sesa e kolegëve të tyre evropianë.

Ndërkaq Italia ka shumë agjenci dhe këshilla publikë që nuk ekzistojnë në shtetet tjera, bën të ditur një raport i qeverisë i publikuar sot.

Privilegjet e elitës politike janë vënë në qendër të kritikës, për shkak se Italia po lufton për të zvogëluar borxhin e madh, ka probleme me taksat e mëdha, reformën e sistemit pensional dhe tregun e punës.

Shumë qytetarë janë goditur nga masat e ashpra të kursimit të qeverisë së Mario Montit.
XS
SM
MD
LG