Ndërlidhjet

FAO: Çmimi i ushqimit, jostabil


Shefi i ri i Agjencisë së OKB-së për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO), ka thënë se pret që edhe këtë vit çmimi i ushqimit të jetë i paqëndrueshëm dhe numri i të uriturve në botë të rritet.

Hose Graciano da Silva, që ka marrë postin e drjetorit të përgjitshëm të FAO-s që nga 1 janari, ka thënë se prioritet i tij do të jetë zhdukja e urisë në botë.

Ai ka thënë se kjo mund të pengohet nga recesioni i mundshëm në Evropë, që rrjedhimisht do të reduktonte fondet e shteteve për FAO-n.

Ai ka shtuar se nuk pret që çmimi i ushqimit të rritet, por as të bie.
“Paqëndrushmëri do të ketë, dhe kjo është e qartë”, ka thënë shefi i ri i FAO-s.
XS
SM
MD
LG