Ndërlidhjet

Greqia paralajmëron heqjen dorë nga euro


Greqia ka paralajmëruar se mund të heqë dorë nga përdorimi i euros, po që se nuk ia del që të finalizojë pjesën e dytë të pakos financiare ndërkombëtare prej rreth 130 miliardë eurosh, për të cilën u vendos në tetor të 2011-ës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Pandelis Kapsis, ka thënë se bisedimet me agjencitë financiare ndërkombëtare në 3-4 muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë gjithçka”, përfshirë edhe
atë, nëse Greqia do ta shmangë falimentimin.

Greqia që nga muaji maj i viti 2010 qëndron në bazë të ndihmës prej 110 miliardë eurosh të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BE-së, ndërkaq në tetor të 2011, vendet e eurozonës u përcaktuan edhe për një ndihmë tjetër financiare në vlerë prej 130 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG