Ndërlidhjet

Takim izraelito-palestinez në Aman


Kryengociatorët izraelitë dhe palestinezë kanë mbajtur sot takimin për të diskutuar perspektivën e ringjalljes së bisedimeve të paqes.

Në Aman u takuan Jizhak Molko i Izraelit dhe homologu palestinez Saeb Erekat.

Pas takimit që të dy u takuan me ministrin e jashtëm jordanez, Naser Xhudeh, për të shkëmbyer qëndrimet mbi çështjet thelbësore të sigurisë dhe kufijve mes Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez.

Takimet e sotme u mbajtën krahas takimit të përfaqësuesve të Quartetit ndërmjetësues ndërkombëtar për Lindjen e Mesme -Bashkimit Evropian, Rusisë, Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet paqësore të mbështetura nga SHBA-të u ndërprenë në shtator të 2010-ës.

Palestinezët kanë thënë se do të rifillojnë bisedime, po që se Izraeli ngrin ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Izraeli thotë se bisedimet duhet të rifillojnë pa kushte.
XS
SM
MD
LG