Ndërlidhjet

SHBA: Veprimet e Iranit, rezultat i izolimit


Shtetet e Bashkuara thanë se kërcënimi iranian për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër luftanijeve të SHBA-ve, po që se ato lëvizin ka Gjiri Persik, janë shenjë e izolimit ndërkombëtar në rritje të Iranit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland po ashtu tha se kërcënimet e tilla iraniane vënë në pah problemet brenda shtetit.

Analistët thonë se sanksionet amerikane dhe evropiane po japin efektin në ekonominë vendore.

Të martën është shënuar rënia më e madhe e monedhës iraniane, e cila ra 40 për qind kundrejt dollarit amerikan në muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG