Ndërlidhjet

Daçiq kërkon falje për të bëmat e SPS-it?


Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’90-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse.

“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2000 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë Daçiq.

Daçiq është në krye të partisë, të cilën e ka drejtuar Sllobodan Millosheviqi, i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish republikat e Jugosllavisë për të përfunduar me Kosovën.

Gjatë këtyre konflikteve u vranë mijëra persona, ndërsa figurojnë të zhdukur mijëra të tjerë nga Kosova, Bosnja e Kroacia.
XS
SM
MD
LG