Ndërlidhjet

SHBA do mbështesë bisedimet me talibanët


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do të mbështesin përpjekjet afgane për paqe me talibanët, përfshirë edhe krijimin e një zyre politike në Katar.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se SHBA do të mbështesë marëveshjen, po qe se ajo çon në negocimin e përfundimit të lufës afgane.

Komentet e saj vijnë pasi që talebanët afganë njoftuan se kanë arritur një marrëveshje paraprake për të ngritur një zyrë në Katar, dhe kanë kërkuar lirimin e të burgosurve, që mbahen nga ushtria amerikane në Gjirin e Guantanamos.
XS
SM
MD
LG