Ndërlidhjet

logo-print

Romnei fiton në Ajoua


Ish guvernatori i Masaçusetsit Mit Romnei ka fituar në votimet paraprake me vetëm 8 vota epërsi ndaj ish senatorit amerikan Rik Santorum.

Romnei fitoi 25 për qind të votave në garën e parë që u mbajt në shtetin e Ajouës, për të zgjedhur kandidatin republikan, i cili do të sfidojë presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Pas Ajouës republikanët do të garojnë në shtetin e Nju Hempshajrit, ku Romni sipas sondazheve ka dalë të jetë më i preferuar.
XS
SM
MD
LG