Ndërlidhjet

2011 – Vit i tensioneve mes Iranit dhe Perëndimit


Iran...
Iran...
Pranvera arabe, aktiviteti bërthamor, vrasjet misterioze në vend, përpjekjet e dyshuara për vrasje jashtë vendit, arrestimet shtëpiake, frika e sulmeve ajrore, bastisja e ambasadës britanike - janë këto ngjarjet që e kanë bërë 2011-ën një vit të kërcënimeve në Iran.

Por, siç e ka bërë të qartë edhe lideri suprem, Ajatollah Kamnei, në muajin nëntor, Irani nuk i merr këto kërcënime duke qëndruar duarkryq.

Ne u përgjigjemi kërcënimeve me kërcënime. Secili që mendon të kryejë ndonjë akt agresioni kundër Republikës Islamike të Iranit, duhet ta përgatisë veten për shuplaka të forta dhe grushte çeliku nga kombi i fuqishëm i Iranit”, ka thënë Kamnei.

Disa vëzhgues, si Patrik Klauson, drejtor i kërkimeve në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme, shkojnë aq larg, duke thënë se tashmë ekziston një luftë e fshehtë në mes të Iranit dhe Perëndimit.

Mendoj se interesi më i fortë i Perëndimit dhe Izraelit është të pengojnë programin bërthamor të Iranit, sa më shumë që të munden, përmes sanksioneve, sabotazhit...
Tashmë ka sulme, vrasje, luftë kibernetike. Mendoj se interesi më i fortë i Perëndimit dhe Izraelit është të pengojnë programin bërthamor të Iranit, sa më shumë që të munden, përmes sanksioneve, sabotazhit... Askush nuk është i interesuar për një konfrontim të gjerë ushtarak. Por, të jem i sinqertë, tashmë ekziston një konfrontim ushtarak", thotë Klauson.

Shenjat e parë ogurzinj të një viti plot tensione u shfaqën në janarin e kaluar, atëherë kur në Stamboll dështuan bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

Vala e protestave që shpërtheu në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, e njohur si “Pranvera Arabe”, goditi dhe Iranin.

Mijëra protestues të opozitës mbushën rrugët e Teheranit, pa lejen e qeverisë, më 14 shkurt, në mbështetje të kryengritjeve në Tunizi dhe Egjipt.
Reagimi i regjimit ishte i shpejtë.

Udhëheqësit e opozitës, Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi, që ishin edhe organizatorët e protestave, u vendosën nën arrest shtëpiak, për t’i parandaluar ata nga ribashkimi me mitingun e opozitës.

Të nesërmen, më 15 shkurt, ligjvënësit e linjës së ashpër bënë thirrje për vrasjen e tyre.

Musavi dhe Karubi duhet të ekzekutohen! Musavi dhe Karubi duhet të ekzekutohen!”, thanë ata.

Në pjesën tjetër të vitit, është dëgjuar më pak për dy udhëheqësit e Lëvizjes së Gjelbër.

Edhe vetë lëvizja opozitare ishte më e heshtur.

Në muajin qershor, protestuesit praktikuan një taktikë më ndryshe për të shënuar përvjetorin e dytë të rizgjedhjes së kontestueshme të Mahmud Ahmadinexhadit.

Ashtu siç edhe prisnim, forcat speciale ishin vendosur në të dyja anët e rrugës, sikur mure te gjalla.
Ne ecnim në rrugën Vali Asr. Ashtu siç edhe prisnim, forcat speciale ishin vendosur në të dyja anët e rrugës, sikur mure te gjalla. Por, njerëzit i injoronin ata dhe vazhdonin të ecnin pa zhurmë”, rrëfen një dëshmitar ngjarjen.

Situata në skenën ndërkombëtare u tensionua edhe më shumë në muajin tetor, kur Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka zbuluar komplotin për vrasjen e diplomatit saudit në SHBA.

Akuzat u ngritën kundër dy personave, të cilët dyshohej se kanë punuar nën drejtimin e Qeverisë iraniane.

Irani i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur qesharake, por mbi 100 vende mbështetën rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila dënonte ashpër veprimin.

Barak Obama
Barak Obama
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, tha se nuk përjashtohet asnjë opsion për ta detyruar Iranin të paguajë çmimin.

Ky nuk është vetëm një përshkallëzim i rrezikshëm; është pjesë e një modeli të rrezikut dhe sjellje e pamatur e Qeverisë iraniane”, tha Obama.

Në nëntor, vëmendja u kthye sërish te çështja bërthamore, kur drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Jukia Amano, bëri publik raportin më të ri të këtij organi.

Të dhënat tregojnë se Irani ka kryer aktivitete për zhvillimin e pajisjeve shpërthyese bërthamore. Ato po ashtu tregojnë se, para fundit të vitit 2003, këto aktivitete janë zhvilluar nën një program të strukturuar dhe se disa prej tyre mund të vazhdojnë ende”, tha Amano.

Irani, i cili pohon se të gjitha aktivitetet e tij janë paqësore, e cilësoi raportin si të pabalancuar dhe tha se është publikuar nën presionin e Shteteve të Bashkuara.

Por, vendet perëndimore forcuan presionin me më shumë sanksione kundër Iranit, përfshirë masat kundër Bankës së tij Qendrore dhe sektorëve të naftës e të gazit.

Britania, e cila ishte e para në ndërmarrjen e masave të reja, pësoi shpejt nga zemërimi i Republikës Islamike. Protestuesit pro-qeveritarë sulmuan ambasadën britanike në Teheran më 29 nëntor.

Vdekje Anglisë. Vdekje tri shteteve terroriste: Amerikës, Izraelit dhe Anglisë”, brohorisnin protestuesit.

Britania u përgjigj me evakuimin e stafit diplomatik nga Irani, ndërsa ambasadori i saj në Teheran, Dominik Çillkot, shprehu bindjen se sulmi kishte mbështetjen e Qeverisë iraniane.

Një tjetër kërcënim i hapur ndodhi në muajin dhjetor. Në njoftimin e datës 12, se Irani së shpejti do të mbajë stërvitje detare për të ushtruar në mbylljen e Ngushticës së Hormouzit – përmes së cilës kalon rreth 40 për qind e trafikut botëror të naftës – parlamentari Parviz Sorouri bëri edhe një paralajmërim:

Nëse bota dëshiron ta bëjë rajonin të pasigurt, ne do ta bëjmë botën të pasigurt”. (v.t.)
XS
SM
MD
LG