Ndërlidhjet

Karzai mbështet zyrën e talibanëve në Katar


Presidenti Afgan Hamid Karzai tha se vendi i tij mbështet vendimin e talibanëve për të hapur një zyrë politike në Katar për të lehtësuar negociatat e paqes.

Zyra e Karzait tha në një deklaratë për media se Afganistani “pajtohet me negociatat në mes të SHBA-së dhe talibanëve, që do të çonin në krijimin e një zyre në Katar”.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi që zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se SHBA do të mbështesë marrëveshjen, po që se ajo çon kah përfundimi i luftës afgane.
XS
SM
MD
LG