Ndërlidhjet

Siria akuzon SHBA-në për ndërhyrje në Ligën Arabe


Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po ndërhyn në punët e Ligës Arabe, në kohën kur një i dërguar amerikan ka udhëtuar në Kajro për të biseduar me bllokun për t’i dhënë fund aksioneve vdekjeprurëve të Damaskut ndaj protestuesve, njofton AFP.

Ndërkohë, aktivistët sirianë kanë denoncuar si “joprofesionist” misionin vëzhgues të Ligës Arabe në Siri, pasi që shefi i kësaj lige tha se ka ende snajperë në Siri, me gjithë praninë e monitoruesve.

Komiteti Lokal Koordiunes, që organizon protestat, tha se “mungesa e profesionalizmit të vëzhguesve dhe mosardhja në kohë të duhur e tyre në vende specifike, ka bërë që shumë njerëz të vdesin”.

Ndërkohë aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë tre civilë në qendër të Homsit, edhe pse vëzhguesit ishin në rajon.
XS
SM
MD
LG