Ndërlidhjet

logo-print

Mubaraku dhe ndihmësit e tij, "nxitës" të vrasjeve


Prokuroria në rastin e gjykimit të Hosni Mubarakut ka konstatuar se presidenti i përmbysur i Egjiptit, shefi i tij i sigurisë dhe gjashtë zyrtarë të lartë policorë kanë qenë “nxitës të vërtetë” të vrasjes së mbi 800 protestuesve gjatë trazirave të vitit të kaluar.

Mubaraku dhe shtatë të pandehurit e tjerë akuzohen për përfshirje në vrasje dhe, nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me dënimin me vdekje.

Gjatë seancës së sotme dëgjimore, kryeprokurori Mustafa Suleiman tha se tetë personat në fjalë, në mënyrë të qartë, kanë autorizuar përdorimin e municionit të vërtetë.

Suleiman po ashtu tha se policia duhet t’i nisë hetimet e veta, me interevistimin e qindra dëshmitarëve, mjekëve dhe zyrtarëve policorë.

Autoritetet e sigurisë kishin injoruar kërkesat e prokurorisë për të ndihmuar në hetime.

Protestat e vitit të kaluar në Egjipt kanë çuar në përmbysjen e Hosni Mubarakut pas 30 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG