Ndërlidhjet

Republikania largohet nga gara presidenciale


Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Mishell Bahmen, është larguar nga gara presidenciale.

Bahmen, e cila vjen nga radhët e Partisë Republikane, ka thënë se ka vendosur të "qëndrojë mënjanë", pas marrjes së vendit të gjashtë në shtetin e Ajouës.

Ky i fundit ka zhvilluar garën e parë për zgjedhjen e kandidatit republikan, garues në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romnei, ka fituar me vetëm 8 vota epërsi ndaj ish-senatorit amerikan, Rik Santorum.
XS
SM
MD
LG