Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia me kufizime interneti


Bjellorusia do të vendosë kufizime të ashpra në përdorimin e internetit, këtë javë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Belta bën të ditur se, në bazë të rregullave të reja, ofruesit e shërbimeve të internetit, të cilët lejojnë përdoruesit të futen në faqet që konsiderohen të paligjshme, do të gjobiten.

Faqet e tilla thuhet se mund të përfshijnë çdo gjë, nisur nga lajmet e disidentëve deri te pornografia.

Nën dekretin e presidentit Aleksander Lukashenko, faqet e huaja të internetit, si Google, “duhet të regjistrohen në Bjellorusi, nëse duan të lexohen nga ky vend”.

Gjobat për shkelje mund të kapin vlerën e 100 dollarëve. Kufizimet pritet të hyjnë në fuqi nga e premtja.
XS
SM
MD
LG