Ndërlidhjet

Operohet presidentja e Argjentinës


Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, ka kaluar me sukses operacionin e gjëndrës tiroide, bëjnë të ditur mediat lokale.

Qeveria argjentinase ka kumtuar, javën e kaluar, se shefja e shtetit vuan nga tumori i gjëndrës tiroide, i zbuluar nga një ekzaminim rutinor përpara Krishtlindjeve.

Mjekët kanë bërë të ditur se shanset për shërimin e presidentes 58-vjeçare janë më të mëdha se 90 për qind.

Fernandez është operuar në një spital pranë Buenos Aires.

Përkrahësit e saj raportohet të jenë mbledhur jashtë spitalit me mesazhet “Kristinë mbahu”.
XS
SM
MD
LG