Ndërlidhjet

Papandreu s’kërkon rizgjedhjen në krye të partisë


Ish-kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, i ka kumtuar partisë së tij socialiste PASOK se nuk do të kërkojë rizgjedhjen në postin e kryetarit të partisë.

Papandreu, i cili ka udhëhequr qeverinë në kohën kur Greqia ka rënë në krizë financiare, është tërhequr nga detyra e kryeministrit në nëntor të 2011-ës, duke mundësuar formimin e koalicionit qeveritar me në krye teknokratin Lukas Papadimos.

Papandreu është zgjedhur në krye të socialistëve në nëntor të 2007-ës, për një mandat katërvjeçar.

Votimi për udhëheqjen e re vlerësohet të jetë vonuar tej mase.
XS
SM
MD
LG