Ndërlidhjet

Militantët pakistanezë thonë se kanë vrarë 15 trupa të sigurisë


Militantët në Pakistan thonë se kanë vrarë 15 anëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit, të cilët ishin rrëmbyer muajin e kaluar.

Një zëdhënës i militantëve pakistanezë tha se këta persona janë vrarë dhe trupat e tyre janë gjuajtur në Vaziristanin Verior, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Ndërkohë, ushtria pakistaneze tha se është duke e verifikuar këtë rast.

Kryengritësit kishin rrëmbyer personat në fjalë më 22 dhjetor, gjatë një sulmi ndaj bazës pakistaneze të sigurisë në rajonin kufitar.
XS
SM
MD
LG