Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani aprovon zyrën për talibanët në Katar


Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se vendi i tij mbështetë vendimin e talibanëve për të hapur një zyrë politike në Katar, për t’i mbajtur negociatat për paqe.

Zyra e Karzait, përmes një komunikate për shtyp tha sot se Afganistani pajtohet me negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe talibanëve, të cilat do të çojnë në themelimin e një zyreje në Katar.

Deklarata e Karzait vjen një ditë pasi zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland tha se SHBA-të do ta përkrahnin këtë marrëveshje nëse një gjë e tillë çon në përfundimin e luftës afgane.

Ky koment i saj, nga ana tjetër, vjen një ditë pasi talibanët afganë thanë se kishin arritur një marrëveshje paraprake për hapjen e një zyreje politike në Katar dhe kishin kërkuar lirimin e të burgosurve nga burgu ushtarak në Guantanamo Bay.
XS
SM
MD
LG