Ndërlidhjet

Filipine: 25 të vdekur, 100 të humbur


Të paktën 25 njerëz janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë raportohen të humbur në jug të Filipineve, pas rrëshqitjes së dheut në atë pjesë të vendit.

Zyrtarët thonë se rrëshqitja goditi një komunitet të thellë malor, në afërsi të qytetit Pantukan, në ishullin Mindanao.

Një njësi ushtarake është duke kërkuar për trupat e humbur, duke përdorur lopata dhe mjete të tjera pune.
XS
SM
MD
LG