Ndërlidhjet

Hejg viziton Birmaninë


Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg sot nisë një vizitë në Birmani, dukë shënuar vizitën e parë në më shumë se pesë dekada të një sekretari të jashtëm britanik në këtë vend.

Hejg pritet të takohet në kryeqytet e të bisedojë me presidentin Tein Sein dhe gjithashtu ka planifikuar një takim në Jangon me lideren e opozitës dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe, Aung San Su Ki.

Ndryshimet e fundit në Birmani kanë rritur shpresat e komunitetit ndërkombëtar për reforma të mëtutjeshme në vend.

Hejg është zyrtari i fundit që po e viziton Birmaninë, pas vizitës së para një muaji të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG