Ndërlidhjet

SHBA-ja mirëpret sanksionet evropiane ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur një marrëveshje në parim të qeverive evropiane për ta ndaluar importin e naftës së papërpunuar iraniane.

Zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland tha se hapa të tillë SHBA-ja dëshiron të ndërmerren jo vetëm prej aleatëve dhe partnerëve në Evropë, por edhe nga vende të tjera nga e gjithë bota.

Sanksionet kundër Iranit kanë për qëllim që ta dënojnë Teheranin për aktivitetet e tij të diskutueshme bërthamore.
XS
SM
MD
LG