Ndërlidhjet

San Su Ki shpreson për zgjedhje demokratike


Ikona e demokracisë në Birmani, Aung San Su Ki ka thënë sot në një intervistë për BBC-në se gjatë gjithë jetës së saj ajo ka pritur zgjedhje të plota demokratike në vendin e saj. Këto komente ajo i bëri pak orë para takimit me sekretarin e jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Liderja e opozitës, e cila po planifikon të kandidojë në zgjedhjet e prillit tha se nuk e dinte se kur do t’i vinte mundësia për të kandiduar për presidente në Birmani.

“Nuk jam e sigurt nëse kjo është dicka që unë dua të bëj apo që do të doja ta bëja”, tha ajo.

“Mendoj se do të ketë zgjedhje të plota demokratike gjatë jetës sime, por sigurisht që nuk e di se sa gjatë do të jetoj”, ka thënë San Su Ki për BBC-në.
XS
SM
MD
LG