Ndërlidhjet

logo-print

Irinej fton serbët të qëndrojnë në Kosovë


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, tha se qetësia shpirtërore e njerëzve është mbushur me frikë dhe brenga për shkak të ngjarjeve në botë, e sidomos për shkak të ndodhive tragjike në Kosovë.

Megjithatë, në mesazhin e Krishtlindjeve, ai u ka rekomanduar serbëve kosovarë të mbeten në shtëpitë e tyre.

“Besimtarëve tanë të dashur, serbëve në Kosovë, u rekomandojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, me kishën dhe faltoret e tyre të shenjta në tokën e etërve të tyre”, ka thënë Irinej para gazetarëve në patrikanën serbe.

Krishtlindjet ortodokse festohen më 7 janar. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pritet të kalojë kremten e tyre në Kosovë.
XS
SM
MD
LG