Ndërlidhjet

Marina amerikane para gjyqit


Një pjesë e marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila akuzohet se ka udhëhequr grupin që ka vrarë 24 irakianë në Irak, në vitin 2005, do të dalë të premten para gjyqit të San Diegos – çfarë vlerësohet të jetë rasti më i madh penal kundër trupave amerikane që vijnë nga lufta në Irak.

Frenk Uateriç, rreshter i stafit detar, është njëri nga tetë marinsat e akuzuar fillimisht.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në nëntor të vitit 2005, kur Uateriç ka urdhëruar njerëzit e tij të pastrojnë disa shtëpi në qytetin Hadita, pas shpërthimit të bombës, e cila la një detar të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Njerëzit e Uateriçit dyshohet se kanë hedhur granata në shtëpitë dhe se i kanë bombarduar ato me armë zjarri, duke vrarë 24 irakianë.

Gjykimi ndodh pas largimit të trupave të fundit amerikane nga Iraku, që u bë në dhjetorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG