Ndërlidhjet

Irani akuzon Perëndimin për luftë ekonomike


Irani ka akuzuar sot Perëndimin duke thënë se po bën “luftë ekonomike” kundër tij.

Ministri i Ekonomisë, Shamsedin Hoseini, tha se “armiqtë e regjimit të Republikës Islamike nuk kanë qenë në gjendje të sulmojnë popullin dhe tani duan të sulmojnë ekonominë”.

Komentet e tij vijnë pas konfirmimit të diplomatëve evropianë se ekziston një marrëveshje paraprake për embargo të importeve të naftës nga Irani.

Ministri i Jashtëm francez, Allen Zhype, ka thënë se vendimi përfundimtar për këtë ndalesë mund të merret në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet më 30 janar.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur hapin e Bashkimit Evropian.

Irani eksporton rreth 18 për qind të naftës së tij në Bashkimin Evropian, duke e bërë bllokun destinacionin e dytë më të madh pas Kinës.
XS
SM
MD
LG