Ndërlidhjet

Stefanoviq kërkon ende kohë për vazhdimin e dialogut


Kryenegociatori i Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se raportet për datën e rifillimit të negociatave mes palëve janë vetëm spekulime.

“Dialogu do të vazhdojë – kjo është e sigurt – por ka nevojë për më shumë kohë, për diplomaci fluturuese ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, për më shumë ndikim te Prishtina për të hequr dorë nga qëndrimi kokëfortë rreth përfaqësimit rajonal – çfarë do të jetë edhe tema kryesore në vazhdimin e dialogut”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Disa media kanë supozuar se dialogu, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë më 23 janar.

Ndërkaq, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka thënë sot se bisedimet pritet të rikthehen nga mesi i këtij muaji.

Dialogu për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG