Ndërlidhjet

Opozita në Siri kërkon përfshirjen e OKB-së


Opozita siriane dëshiron që Kombet e Bashkuara t’i ndihmojnë vëzhguesit e Ligës Arabe rreth çështjes së Sirisë. Vëzhguesit janë duke bërë përpjekje që t’i japin fund dhunës dhjetë mujore në vend.

Kërkesa është bërë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Sirian për shefin e Ligës Arabe, Nabil al-Arabi.

Ndërkohë, kryeminsitri i Katarit, Hamad bin Xhasim, i cili është drejtues i komitetit të Ligës Arabe në Siri e ka pranuar se misioni vëzhgues i ka bërë disa gabime.
XS
SM
MD
LG