Ndërlidhjet

SHBA-ja dënon bombardimet në Irak


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar bombardimet e fundit, që kishin për cak shiitët në Irak, duke lënë të vdekur të paktën 72 njerëz dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur.

Zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland tha se sulmet ishin një përpjekje dëshpëruese nga njerëzit që mundohen ta kthejnë kohën prapa.

Një sulmues vetvrasës vrau të paktën 38 njerëz në jug të Irakut, në Nasirijah, vetëm disa orë pas një varg shpërthimesh që kapluan pjesët shiite në veri të Bagdadit, duke lënë dhjetëra të vdekur.

Edhe pse askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, dyshohet për militantët sunitë që janë të lidhur me Al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG