Ndërlidhjet

Strategjia e re e Pentagonit sheh ndryshime në Azi


Presidenti amerikan, Barak Obama ka shpalosur një strategji të re për ushtrinë amerikane.

Kjo strategji parasheh zvogëlimin e forcave tokësore amerikane, duke e zhvendosur vëmendjen në rajonin e Azisë.

Në një paraqitje të rrallë në sallën e konferencave të Pentagonit, presidenti amerikan tregoi se me kohë ushtria amerikane do të ri-organizohet.

Politikat e reja do t’i kushtojnë vëmendje luftimit të terrorizmit, mbajtjes së një parandaluesi bërthamor, mbrojtjes së territorit të SHBA-së, si dhe parandalimit dhe mposhtjes së agresionit nga ndonjë kundërshtar i mundshëm.
XS
SM
MD
LG