Ndërlidhjet

Ish-gjenerali turk burgoset deri në ditën e gjykimit


Një ish-gjeneral turk është urdhëruar të qëndrojë në burg deri në ditën e gjykimit të tij, për shkak të dyshimeve se ai ka qenë pjesë e një komploti për ta përmbysur qeverinë.

Gjenerali Ilker Basbug është zyrtari më i lartë shtetëror që është përfshirë në të ashtu quajturin ‘rasti Ergenekon’.

Ai ka folur dje para gjykatës, duke kundërshtuar akuzat.

Hetimi lidhur me rastin Ergenekon, që ka nisur në vitin 2007, ka çuar në qindra paraburgime, duke përfshirë edhe oficerë të lartë ushtarakë në pension, akademikë, avokatë dhe gazetarë.

Kundërshtarët akuzojnë qeverinë e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan që po e përdorë këtë rast për t’ua mbyllur gojën kundërshtarëve.
XS
SM
MD
LG