Ndërlidhjet

logo-print

Irani dhe Perëndimi pajtohen për bisedime të sërishme


Ministri i jashtëm turk ka bërë të ditur se ai i ka shpalosur një ofertë të Perëndimit Teheranit për të nisur sërish negociatat rreth programit të tij bërthamor.

Ministri Ahmet Dautogllu ka shprehur shpresën se bisedimet, të cilat kishin ngecur para një viti, të fillojnë sërish.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi konfirmoi se Irani është i gatshëm tu kthehet bisedimeve me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë, me pajtim të palëve për vendin dhe kohën e bisedimeve.

Teherani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se vendi ka të drejtën sovrane për teknologji atomike.

Perëndimi, nga ana tjetër, dyshon se Irani është në kërkim të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG