Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Nuk mbahen zgjedhjet në Zhanaozen


Këshilli Kushtetues i Kazakistanit ka vendosur se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në qyetetin perëndimor të Zhanaozenit do të ishte e pamundur, për shkak të kryengritjeve që ndodhën atje muajin e kaluar.

Kryetari i Këshillit, Igor Rogov tha se meqë qyteti është ende nën mbikqyrje dhe zbatohet ora policore, do të ishte e vështirë t’u mundësohej votuesve një ambient i sigurt, kështu që Këshilli ka vendosur që në atë qytet të mos mbahen zgjedhjet.

Të paktën 17 njerëz ishin vrarë në Zhanaozen kur protestat e gjata një mujore nga punëtorët e sektorit të naftës, u shndrruan në kryengritje dhe përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë.

Në këtë zonë ishte shpallur gjendje emergjente, e cila do të vazhdojë deri në fund të janarit.
XS
SM
MD
LG