Ndërlidhjet

logo-print

Britania dëshiron rol të plotë në tregun e BE-së


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun tha sot se Britania e Madhe nuk do të pranojë që të diskutohet për një treg të vetëm evropian nga asnjë grup tjetër, përveç 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Pse jemi në Bashkimin Evropian? Jemi aty sepse jemi një vend i traditës dhe duam qasje në tregun e vetëm dhe të kemi një rol të plotë në rregullat e tregut të vetëm”, ka thënë Kamerun për radion BBC 4.

“Ajo çfarë ne nuk mund të kemi janë diskutimet tjera jashtë Bashkimit Evropian, për një treg të vetëm dhe ne do të bëjmë gjithcka që është e mundur që të sigurojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë kryeministri britanik.

Komentet e tij vijnë mes frikës se grupet brenda BE-së, të cilat nuk përfshijnë Britaninë, mund të vendosin rregulla të reja, që ndikojnë në tregun e vetëm , në përpjekje për ta lehtësuar krizën e borxheve të eurozonës.
XS
SM
MD
LG