Ndërlidhjet

Në Bjellorusi hyn në fuqi ligji për kufizimin e internetit


Një ligj që kufizon përdorimin e internetit për kompanitë bjelloruse dhe institucionet shtetërore ka hyrë sot në fuqi në Bjellorusi.

Një aspekt i ligjit, që shihet si më pushtuesi, kërkon nga internet kafetë dhe ofruesit e shërbimeve që të identifikojnë dhe mbajnë gjurmë për të gjithë klientët e tyre, bashkë me faqet e internetit që ata vizitojnë.

Në institucionet shtetërore është ndaluar përdorimi i tridhjetë e pesë faqeve të internetit.

Shumica konsiderohen si faqe pornografike apo të një natyre ekstreme. Por edhe disa faqe të internetit të partive politike opozitare, si “Charter’97.org” dhe “Belarusian Partisan” gjithashtu janë përfshirë në listën e faqeve të ndaluara.

Ata që e shkelin këtë ligj dënohen me nga 125 dollarë.

Zyrtarët e taksave, policia dhe shërbimet e sigurisë janë të autorizuara që të inicojnë, hetojnë dhe penalizojnë shkeljet e supozuara.
XS
SM
MD
LG