Ndërlidhjet

Jahjaga dërgon mesazhe urimi për Krishtlindjet ortodokse


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë serbë dhe qytetarët e vendit me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

“Me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, ju shpreh urimet më të mira. Uroj që këtë ditë të dashurisë dhe të mirëkuptimit për njëri-tjetrin ta kaloni me gëzim në familjet e juaja, në paqe dhe në harmoni me të gjithë të dashurit tuaj.Vendi ynë është shembull i mirë i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besime të ndryshme”, ka thënë Jahjaga në telegramin e urimit.

Ajo ka porositur që kjo ditë feste të shërbejë për të shtuar edhe më shumë dashurinë dhe respektin ndërmjet të gjithë qytetarëve, me besimin e plotë për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për të gjithë.
XS
SM
MD
LG