Ndërlidhjet

Thaçi uron besimtarët ortodoksë



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

“Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ua uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.

Kjo festë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë, nënvizon Thaçi, bart mesazhin e kultivimit të vlerave më të mira të besimit, respektit, harmonisë dhe paqes në shoqërinë tonë të lirë, demokratike dhe multietnike.

“Festa e Krishtlindjeve e gjen Republikën e Kosovës me institucione të konsoliduara dhe gjithëpërfshirëse, duke përmbushur agjendën institucionale të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në telegram.

Më tej, Thaçi uron të gjithë qytetarëve të besimit ortodoksë të Kosovës me lutjet që festës dhe tërë vitit të kenë më shumë shëndet, lumturi dhe besim në të ardhmen e vendit.
XS
SM
MD
LG