Ndërlidhjet

logo-print

Vetëdigjet një tibetian


Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë se të paktën një tibetian i ka vërë vetes flakën pranë manastirit Kirti në jugperëndim të Kinës – çfarë paraqet incidentin e 13-të të tillë që godet zonat tibetiane, në më pak se një vit.

Organizatat “Tibeti i Lirë” dhe “Fushata Ndërkombëtare për Tibetin” thonë se policia ka shuar flakët dhe ka dërguar viktimën në një vend të fshehur. Nuk ka raporte për gjendjen e tij shëndetësore.

Grupet e të drejtave thonë se 13 personat kanë marrë një hap të tillë për të protestuar kundër shtypjes fetare dhe kulturore nga autoritetet kineze. Të paktën shtatë prej tyre kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG