Ndërlidhjet

Bashkëshortit të Timoshenkos i jepet azili


Bashkëshorti i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko, ka fituar azilin politik në Republikën Çeke.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Çeke, Pavel Novak, ka konfirmuar se kërkesa e Oleksander Timoshenkos është miratuar.

Julia Timoshenko, udhëheqëse e Revolucionit të Portokalltë të Ukrainës më 2004, është dënuar vitin e kaluar me shtatë vjet burg, për shkak të, siç thuhet, “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”.

Opozita ukrainase dhe shtetet e Perëndimit e kanë cilësuar gjykimin të motivuar politikisht.

Vitin e kaluar, Republika Çeke i ka dhënë azil Bohdan Danilishinit, ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Timoshenkos. Një hap i tillë kishte shkaktuar mosmarrëveshje mes Ukrainës dhe Çekisë, çfarë kishte çuar në dëbimin e dy diplomatëve çekë nga Kievi.
XS
SM
MD
LG