Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja voton mandatarin për kryeministër


Parlamenti i Bosnjës do të mblidhet më 12 janar për të votar mandatarin për kryeministër të ardhshëm të Bosnjës, ekonomistin Vjekosllav Bevanda.

Ky i fundit pritet të marrë mbështetjen e parlamentit, si pjesë e një marrëveshjeje që i ka dhënë fund krizës 14-muajshe politike.

Nëse fiton postin, Bevanda do të ketë një muaj kohë për të formuar kabinetin e përbërë nga anëtarë të komunitetit mysliman, kroat dhe serb.
XS
SM
MD
LG