Ndërlidhjet

Mitrovicë, vdes personi i qëlluar me thikë


Një person 23-vjeçar ka humbur jetën nga plagët e shkaktuara me thikë, gjatë një rrahjeje në Mitrovicë.

Policia e Kosovës bën të ditur se incidenti ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në një kafiteri, ndërsa viktima është goditur pas shpine.

"Motivet e këtij akti kriminal ende nuk janë bërë të njohura, mirëpo besohet se incidenti në mes të disa personave ka filluar pas një mosmarëveshjeje verbale", thuhet në kumtesën e policisë.

Policia po kërkon autorin e dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
XS
SM
MD
LG