Ndërlidhjet

Ditë e përgjakshme për NATO-n në Afganistan


Pesë ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën nga sulmet që kanë zënë vend në jug të Afganistanit.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se katër trupa të Aleancës janë vrarë nga shpërthimi i bombës në provincën Kandahar, përderisa i pesti ka vdekur gjatë përleshjeve me kryengritësit po në pjesën jugore të shtetit afgan.

NATO-ja nuk ka dhënë detaje për kombësinë e viktimave.

Dhuna në Afganistan ka vazhduar, pavarësisht deklaratave të talibanëve se kanë rënë dakord për hapjen e një zyre politike në Katar, me qëllim lehtësimin e bisedimeve të paqes me komunitetin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG