Ndërlidhjet

Manastiri i Deçanit “i shqetësuar” me protestat


Kreu i Manastirit të Deçanit, ati Sava Janjiq, ka shprehur “shqetësim të thellë” ndaj përpjekjeve të, siç ka thënë, “ekstremistëve shqiptarë” për t’iu pamundësuar vizitorëve të arrijnë në manastir, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

“Paraqitjet publike të urrejtjes fetare dhe nacionale nga ana e grupeve ekstremiste, të tilla si Vetëvendosja, për fat të keq tregojnë se kushtet në të cilat jetojnë serbët në këtë pjesë të Kosovës, janë larg normales”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e tij.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë protestuar kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë.

Ata raportohet të kenë sulmuar me gurë eskortën e tij dhe të delegacionit që e shoqëron, para se janë penguar nga policia.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se 20 aktivistë të saj janë lënduar.

Tadiq po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në liturgjinë e nesërme festive që organizon Manastiri i Deçanit me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
XS
SM
MD
LG