Ndërlidhjet

logo-print

Patriarku rus thotë se qeveria duhet t’i dëgjojë njerëzit


Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse ka kërkuar sot nga qeveria që t’i dëgjojë protestuesit.

Këtë kërkesë ai e ka bërë gjatë një interviste televizive, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve Ortodokse.

Patriarku Kirill tha se qeveria duhet që përmes dialogut dhe duke e dëgjuar shoqërinë, ta përmirësojë kursin dhe pastaj gjithcka do të jetë në rregull.

Në javët e fundit, me dhjetëra njerëz kanë protestuar kundër mashtrimeve që janë bërë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi, duke bërë thirrje për përfundimin e sundimit të kryeministrit, Vlladimir Putin.

Një protestë e tretë pritet të mbahet më 4 shkurt, një muaj para zgjedhjeve presidenciale në vend, në të cilat Putini shpreson që ta zgjasë fuqinë e tij edhe për gjashtë vjet të tjera.
XS
SM
MD
LG