Ndërlidhjet

Damasku betohet t’u përgjigjet sulmuesve të bombardimeve


Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Asad thotë se do t’u përgjigjet me një grusht të hekurt bombardimeve të djeshme në Damask, të cilat, sipas zyrtarëve, lanë të vdekur 26 persona.

Ministria e brendshme tha përmes një komunikate se do t’i godiste me një grusht të hekurt të gjithë ata që e kanë nënvlerësuar sigurinë e vendit.

Damasku i fajëson terroristët për sulmet, përderisa grupet opozitare akuzojnë qeverinë se i ka organizuar vetë bombardimet, për t’i frikësuar kundërshtarët.

Shpërthimi erdhi dy ditë para se Komiteti i Ligës Arabe të diskutojë për raportin paraprak të vëzhguesve arabë, të cilët po qëndrojnë në Siri, në përpjekje për ta ndaluar gjakderdhjen, që filloi para pothuajse një viti.
XS
SM
MD
LG