Ndërlidhjet

logo-print

Një qeveri rajonale boshnjake paguan faturat e Muzeut


Një nga qeveritë rajonale të Bosnjës thotë se është duke dhënë fonde emergjente për Muzeun Kombëtar të Bosnjës, në përpjekje për ta shpëtuar atë nga mbyllja, për shkak të faturave të papaguara.

Agjencia e lajmeve, AP njofton se qeveria lokale boshnjako-kroate ka bërë të ditur se do të paguajë 25 mijë euro, për të mbuluar faturat e papaguara të shërbimeve, por ka shtuar se këto janë vetëm masa të përkohshme, të cilat nuk mund t’i zgjidhin problemet afatgjata me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Sipas agjencisë, Muzeu Kombëtar 125 vjeçar dhe gjashtë institucione të tjera, pjesë të trashëgimisë kulturore boshnjake janë duke luftuar për mbijetesë, pasi që ndër vite ato kanë marrë vetëm tepricat e buxhetit të shtetit.
XS
SM
MD
LG