Ndërlidhjet

Në Zelandë të Re, 11 të vdekur nga përplasja e balonës së ajrit


Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur nga një përplasja e një balone me ajër të nxehtë në Zelandë të Re.

Policia tha se balona kishte shpërthyer në flakë para se të binte në një fermë, rreth 80 kilometra në verilindje të Uellingtonit.

Raportohet se kushtet klimatike ishte të mira në kohën e aksidentit.

Ky aksident është fatkeqësia më e rëndë ajrore e Zelandës së Re që nga viti 1979, kur nga goditja e dy aeroplanëve mbetën të vdekur më shumë se 250 njerëz.
XS
SM
MD
LG